Motra e Kristiano Ronaldos, Katia Aveiro, ka ngjallur zemërimin e tifozëve të Juventusit, me të cilin kohët e fundit është bashkuar vëllai i saj, duke ardhur nga Reali i Madridit. Mbas ardhjes në Torino, Ronaldo ka fituar statusin e “perëndisë” midis tifozëve të Juves, por motra e tij, mbas prononcimit të fundit publik që bëri, nuk i ka punët mirë.
Katia publikoi një foto, ku ajo tregohet, duke pozuar me një shëmbëlltyrë me përmasa reale të të vëllait të saj, Kristiano Ronaldo, ndërsa poshtë saj ajo vendosi një tekst që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve juventinë:
“Më falni, do të doja të pyesja se ku ndodhet Torino, sepse më kanë thënë se atje luan lojtari më i mirë në botë!”, shkroi në Instagramin e saj motra e Ronaldos, duke dashur që të dukej origjinale, por… Shumë tifozë juventinë shkuan larg në ofendimet e tyre, madje dikush e quajti Katian si “fshatare të pagdhëndur”.
Sfidanti.al