Inter e Modric prane njeri-tjetrit? Ne Spanje nuk mendojne keshtu

Interi do Luka Modric dhe anasjelltas. Kjo eshte situata qe rrethon mesfushorin kroat te Realit te Madridit. Per momentin tratativat jane te komplikuara por shanset qe ato te mbyllen me sukses ekzistojne.

Te Interi e dine qe Modric nuk e refuzon transferimin te zikaltrit, perkundrazi. Futbollisti nepermjet agjentit te tij qe eshte edhe ai i Vrsaljkos ka propozuar qe te marre pjese ne tratativa. Ajo qe do te beje Modric eshte te bisedoje me Florentino Perez te cilit do t’i kerkoje qe te lejoje kalimin te zikaltrit ne forme huazimi.

Problemet qe shoqerojne tratativat jane te karakterit  ekonomik. Modric ka kontrate me Realin me klauzole qe eshte 750 milione Euro.

Tjeter pengese eshte paga e futbollistit. Modric paguhet 10 milione Euro ne sezon te Reali i Madridit me te cilin ka kontrate deri ne 2020. Te Interi duhet te pranoje nje reduktim te pages per nje kontrate deri ne 2022.

Nderkaq, ne Spanje flasin per nje tjeter histori. Ne fakt sipas te perditshmes Marca te Reali i Madridit nuk ka asnje ceshtje Modric pasi ai largohet vetem nese paguhet pikerisht klauzola prej 750 milione Euro.

Sfidanti.al