Barcelona perserit rastin Malkom; po i rremben Vidalin Interit

Skenarin Malkom qe perjetoi Roma po e perjeton edhe Interi me Arturo Vidal dhe protagoistja eshte e njejta; Barcelona. Sipas RAC 1, ne oret e fundit ne horizont per Vidal eshte shfaqur klubi katalanas dhe e gjithe kjo erdhi ne nje moment kur te gjithe po mendonin se kalimi i tij te zikaltrit ishte fakt i kryer.

Sipas medias spanjolle, Vidal nuk deshi te humbase shansin dhe mesa duket ka arritur nje akord me kampionet e Spanjes. Tani gjithcka do te varet nga te dy klubet ne bisedimet e tyre per vleren financiare te kartonit te lojtarit. Pas largimit te Paulinjos, trajneri Valverde u ka kerkuar drejtuesve nje mesfushor te fuqishem fizikisht dhe 31 vjecari Vidal ka profilin e pershtatshem.

Sfidanti.al