Marsial s’ia perton Murinjos: Familja ime vjen mbi gjithcka

Antoni Marsial ditet e fundit ka qene nje prej futbollisteve me te kritikuar nga trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo. Portugezi pas sfides me Liverpulin kishte deklaruar se francezi duhet te bashkohet sa me shpejt me ekipin pasi pushoi shume.

Marsial, qe perpara nje jave u be baba per te dyten here iu pergjigj Murinjos nepermjet rrjeteve sociale duke ia prere shkurt trajnerit te tij.

‘Faleminderit te gjitheve per mesazhet tuaja. Vogelushi im Swan eshte mire, por nena e tij e ka pasur pak te veshtire. Fale zotit tani eshte me mire. Me vjen keq, por familja ime vjen mbi gjithçka-shkruante Marsial ne profilin e tij ne Twitter.

Sfidanti.al