Një hall i përbashkët i Guardiolës, Murinjos dhe Klopit

Janë rivalë, por janë kolegë në profesion. Pep Guardiola, Zhoze Murinjo dhe Jurgen Klop mund të mos e kenë shumë “xhan” njëri-tjetrin, por sezonin e ri do ta nisin me një hall të përbashkët, dhe me siguri do t’u vijë keq për kolegët. Të treve u janë larguar ndihmësit, krahët e tyre të djathtë, dhe për herë të parë do të jenë “të vetëm” këtë edicion.

Guardiolës i ka ikur ndihmësi Domenek Torrent, Murinjo ka mbetur pa Rui Farian, ndërsa Klopi nuk e ka më Zheljko Buvacin. Torrent punoi me Guardiolën për 11 vjet, ndërsa tani nisi karrierën si trajner i parë. Faria ishte me Murinjon për 17 vjet, ndërsa duket se të dy u ndanë keq me njëri-tjetrin. Klop punoi me Buvacin po 17 vjet, ndërsa mendohet se po ashtu mes tyre mund të ketë ndodhur diçka. Tashmë, duhet parë se cilët do të jenë ndihmësit e rinj të tre trajnerëve të njohur, dhe sesi do të ndihmojë largimi i ndihmësve të vjetër.

Sfidanti.al