“AS” konfirmon dështimin: Lopetegi ka hequr dorë nga Hazari

Gazeta aspanjolle “As” shkruan se Reali i Madridit nuk do të përpiqet më që ta sjellë në “Santiago Bernabe”, gjatë kësaj vere, futbollstin belg të Çelsit, Eden Hazar, sepse trajneri i tij, Hulen Lopetegi, ka në plan që të bëjë Iskon lojtar kyç të ekipit madridas. Kohët e fundit, është shkruar shumë se kryesia e klubit “mbretëror” donte që ta mbushte boshllëkun e krijuar nga largimi i Kristiano Ronaldos për te Juventusi, duke sjellë në “Bernabe” Eden Hazarin.

Në fakt, rrallë herë ndodh që Reali të dështojë në përpjekjet e tij për të bërë dikë një “galaktik” të ri, por tani është vetë trajneri Lopetegi që ka vendosur që heqë dorë nga futbollisti belg dhe të mbështetet te “kuadri lokal” i klubit “mbretëror”. Krahas Iskos, më shumë shans që të luajë sezonin e ardhshëm do të ketë edhe futbollisti tjetër i ri i talentuar, Marko Asensio, që ka një potencial të madh që të bëhet një yll të madh në të ardhmen.
Sfidanti.al