Nadali gazetarëve: Novaku fitoi Uimbëlldonin, ju thonit se ai është katastrofë!

Megjithëse turneu Grand Slam i Uimbëlldonit ka dy javë që ka mbaruar, ndeshja gjysmëfinale e tij akoma është në mendjen e Rafael Nadalit që, sikurse dihet, e humbi atë ndaj tenistit serb, Novak Gjokoviç. Ai, me këtë rast, iu drejtua me fjalë kritike gazetarëve sportivë që mbulojnë tenisin dhe që nuk bëjnë gjë tjetër, veçse kritikojnë vend e pa vend:
“Rozheri fitoi turneun Austalian Open. Novaku Uimbëlldonin, ndërsa unë Rolan Garosin. Të tre ne po luajmë në një nivel të lartë, megjithëse para dy muajsh, ju, të gjithë thonit se Novaku është një katastrofë e vërtetë. Sigurisht që nuk ëshë kështu, ndërsa kjo tregon se sa i paparashikuar është tenisi”, vuri në dukje Nadali.
Nolja (Gjokoviçi) pasi mundi 3-2 në gjysmëfinale Nadalin, nuk pati asnjë problem në finalen e Uimbëlldonit, duke mundur 3:0 Kevin Andersonin.
Sfidanti.al