Një nga legjendat më të mëdha të Çelsit, Xhanfranko Zola, po bëhet gati që të kthehet në këtë klub londinez, pasi ai do të jetë ndihmësi kryesor i trajnerit të ri italian të “bluve” të Londrës, Mauricio Sari. Si futbollist, Zola ka luajtur shtatë sezone me Çelsin, për të cilin ka shënuar 80 gola, një nga ata në finalen e Kupës së Fitueseve të Kupave në vitin 1998, kur “blutë” e Londrës e fituan këtë kupë.
“Për mua, kjo është një diçka e jashtëzakonshme. Unë do të punoj me intensitet të lartë, sepse e di se sfida përballë nesh do të jetë shumë e vështirë, por unë jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu dhe do të punoj me Mauricion. Kur isha futbollist, unë dhashë gjithçka nga vetja dhe po kështu do të bëjedhe në pozicionin e ri”, vuri në dukje Zola.
Sfidanti.al