Manxhukiç, autograf helmetës së policit, madhështi në Zagreb

Ishin 500 000 njerëz në Paris për të pritur Francën? Shumë pak për një qytet me gati 10 milionë banorë! Imagjinoni që ishin po kaq për të pritur Kroacinë në Zagreb, në një qytet me jo më shumë se 800 000 banorë, dhe në një shtet me vetëm 4.2 milionë njerëz.

E tillë ishte madhështia në Tregun e Banit Jelaçiç, sheshit qendror të kryeqytetit të Kroacisë. Mario Manxhukiç firmosi autograf në helmetën e një oficeri policie, Luka Modriç dogji një flakadan të madh në autobus, ndërsa kaosi ishte i plotë, me policinë rrugore plotësisht të dorëzuar.

Kombëtarja kroate e futbollit doli nënkampione e botës, rezultati më i mirë i të gjitha kohëve, ndërsa në 1998 kishte dalë e treta. U deshën pesë orë që autobusi me futbollistët të kalonte turmën e stërmadhe të njerëzve për të mbërritur në Sheshin e Tregut të Banit Jelaçiç.

Sfidanti.al