Nga fjalët e Berishës tek “vepra e artit” në  fushë …goditja me kokë!

Ju kujtohet fjalët e portierit Berisha që tingëlluan aq të vërteta dhe flakëruese, në prag të ndeshjes me Izraelin, sa shumë vetë u habitën me kurajon e tij. “ Nuk ia vlen të luajmë për vendin e tretë sepse do të ishte një dështim. Ka vetëm dy rrugë, të kualifikohesh apo të s’kualifikohesh”.Kur i dëgjuam fjalët, jo vetëm ne, edhe tifzozi i fundit i Kombëtares, ka bërtitur “ Bravo Berisha”.

Nga fjalët tek veprat, në një ekip që është mësuar ta qajë pragndeshjen, është një lumë i tërë për të kaluar. Berisha në fushë ka bërë gjestin më amatoresk, në Itali është quajtur “tradhëti” ndaj ekipit dhe trajnerit De Biazi, duke goditur me kokë kundërshtarin. Një karton i kuq i merituar dhe një largim që ngriti shumë pikëpyetje: pse Berisha shpërtheu pa arsye, kur topi dhe loja ishin larg zonës së tij? Në një ndeshje të tillë, të ngjashme nga klima sureale, ajo me Serbinë, përsëri nga porta, përsëri për meritë të portierit Berisha, kemi pësuar një nga golat..

Sfidanti.al