Një fund i turpshëm me Izraelin, “terrori” i vërtetë erdhi nga fusha!

Do të mbahet mend dhe askush nuk mund ta harrojë këtë që ndodhi me Izraelin.  Në fillim ndërrimi i stadiumit, pastaj  supermasat për të traumatizuar tifzoërinë dhe, më pas, një humbje me 3 gola, ku për rezultatin e thellë u kujdesëm edhe ne. Si zakonisht në të tilla turpe  me përmasa, do të zhytemi me kokë për të gjetur “thembrën e Akilit”, të një beteje të dorëzuar plot dyshime.

Dy penallti, dy kartona të kuq ( gjesti i Berishës një enigëm e madhe) dhe 3 gola në portën tonë përbëjnë një bilanc të pamenduar nga askush. Edhe pse ka dyshime për kartonin e parë të kuq, i cili mund të ishte i verdhë sipas ndryshimit të rregullores, mëkati nuk mbetet tek arbitri, ngaqë edhe trajneri De Biazi dha kontributin e tij në këtë shfaqje zhgënjyese. Vendimi i tij  për të patur 4 sulmues në lojë kur Shqipëria luante me 9 vetë,  nuk është një lajthitje momenti,  dhe kjo vlen te gjykohet..Kurse Dalja e Hysaj nga fusha, mori një falenderim nga izraelitet dhe nxiti shumë dyshime në anën tonë, ku më shumë se kundërshtari, filluam të kishim frikë nga vetja. Patëm shpresëm se në fushe do të harronim të gjitha alibitë me agjentura e sulme terroriste që ngjizi kjo ngjarje, dhe nuk e dinim se “terrori” i vërtetë do të vinte nga fusha. Trajneri De Biazi pretendon se është tradhëtuar nga futbollistët, futbollistët kërkojnë alibi tek arbitri, kurse tifozet e Kombëtares, me ato që i panë sytë, ka të drejtë të pyesë: “ Këta janë heronjtë e Europianit?”

sfidanti.al