Të gjithë u gëzuan që ai u kthye, ndërsa tani e shajnë për egoizmin…

Futbollisti më i mirë i Brazilit, Nejmar, u kthye në ekip, por, sidoqoftë, tani, të gjithë po e shajnë, përse? Të gjithë tifozët brazilianë mezi pritën që Nejmari të merrte veten dhe të niste kampionatin botëror. Por, tani, mbas një ndeshjeje me Zvicrën, atë po e shajnë dhe po e kritikojnë, midis të tjerave, edhe në median braziliane.

Megjithëse ishte favorit kryesor, Brazili në ndeshjen me Zvicrën arriti vetëm të barazonte 1-1, uke mos e filluar Kupën e Botëes ashtu sikurse pritej. Nejmari pothuajse ishte i padukshëm në fushë, duke pasur parasysh se bëhej fjalë një lojtar që duhet të ishte i dobishëm në fushë.

“Nejmari ishtre absolutisht katastrofë. Ai nuk kontribuoi për ekipin, duke u detyruar që të zëvendësohej. Brazili kishte ekip të mirë, por Nejmari nuk i realizoi detyrat e tij”, vinte në dukje media braziliane.

Edhe ish-pjesëtari i përfaqësueses së Brazilit Ze Elias ishte dakord më mendimin se Nejmari dështoi në ndeshjen e parë të Brazilit. “Ai veproi si egoist në fushë dhe kjo ishte arsyeja që kundër tij u bënë kaq shumë faulle. Ai harroi se ishte pjesë e ekipit dhe e mbante gjatë topin në këmbët e veta”, vuri në duykje Ze Elias.

Sfidanti.al