Lukaku si “Ferrari”, për gjashtë minuta kandidat pët “Këpucën e artë”!

Golashënuesi më i mirë i Belgjikës, Romelu Lukaku, brenda vetëm gjashtë mintuash paraqiti kandidaturën e tij për “Këpucën e artë” në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi, duke qenë se me dy golat që shënoi në ndeshjen kundër Panamasë, ai tregoi synimin e tij që të bëhët golashënuesi më i mirë i këtij Botërori.

Lukaku në Botërorin e kaluar shënoi gjithsej dy gola, ndërsa këtë kampionat botëror ai shënoi vetëm në ndeshjen e parë dy gola, kështu që ai është barazuar me dy gola me Diego Kostën e Spanjës, ndërkohë që Ronaldo i Portugalisë ka tre gola.

Sfidanti.al