Nejmar Jr, nuk shkelqeu në ndeshjen me Zvicrën, megjithatë kjo nuk i pengoi futbollistët helvetë t’ia nxijnë jetën ne fushen e lojes. Sulmuesi brazilian i skuadrës 5 herë kampione të botës vendosi një rekord të ri, pasi pësoi 10 ndërhyrje të ashpra në këtë përballje me Zvicrën, gjë që nuk ndodhte prej 20 vitesh. Ne të njejten kohe ai u be i pari lojtar brazilian qe nga viti 1966, qe arrin të shënojë emrin në librin e rekordeve.
‘Nuk kam asgjë për të thënë, futbolli është i tillë, është dicka normale-tha Nejmar -ndonjëherë kundërshtarët të frenojnë në këtë mënyrë, nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi. Unë duhet të luaj futboll, ose më mirë të themi të përpiqem. Në fushë janë dhe arbitrat. Më goditën dhe ndjej dhembje, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
sfidanti.al