Kristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit. Lajmi bombastik publikohet nga e përditshmja portugeze ‘Record’. ‘Është një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo aq nga aspekti financiar sesa nga fakti që Florentino Perez nuk ka shfaqur shenja mirënjohje kundrejt futbollistit-shjkruhej tek kjo e përditshme.
Vendimtar në marrjen e këtij vendimi nga Ronaldo u bë takimi mes agjentit të tij Zhorzh Mendes dhe drejtuesve të Realit kur portugezi kuptoi se ata nuk do të plotësonin kërkesat e portugezit. Ronaldo pretendonte një rritje page nga 21 milionë Euro në 40 milionë, po aq sa edhe Lionel Mesi, ndërkohë që në këtë moment edhe Nejmar ka një pagë më të lartë se ai me brazilianin që siguron nga kontrata me Paris Sën Zhermenin 37 milionë Euro në sezon
Tjetër temë që e ka shqetësuar Kristiano Ronaldon është edhe ajo e dëshirës së Realit të Madridit për të blerë pikërishtr Nejmarin që do të thotë se ata janë gati të sakrifikojnë pikërisht portugezin për të bërë realitet ëndrrën e madhe të tyre. Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në vendimin e Ronaldos për të braktisur Realin e Madridit është edhe vendimi i papritur i Zinedin Zidan për t’u larguar
Nuk është e hera e parë që në Portugali flitet me siguri për largimin e Ronaldos nga Reali i madridit. Vitin e kaluar ishte ‘A Bola’ që bëri të ditur se Ronaldo dëshironte largimin nga La Liga, por në atë kohë shkaku ishte problemi i luzitanit me organet tatimore spanjolle për shkak të evazionit fiskal prej 14.7 milionë Eurosh
sfidanti.al