Janë plot 124 lojtarë nga Premier Liga që marrin pjesë në Botëror. Një shifër e lartë dhe një dominim me diferencë nga të tjerët, duke treguar se cili është kampionati me financat më të forta në Europë dhe në rruzull. La Liga e Spanjës është e dyta me diçka më pak se 80 (78 saktësisht), por nuk mund të quhet keq Seria A.
Kampionati, dikur më i bukuri në botë, ka plot 58 përfaqësues, që të gjithë të huaj, pasi Italia nuk ia doli. Nëse të kaltrit do të ishin në finale, atëherë Seria A do të ishte barazim me Spanjën. Bundesliga është krenare me 62 lojtarët saj në Rusi, ndërsa Liga e Parë Franceze ka 47. Bie në sy kategoria e dytë në Angli që çon në Botëror plot 21 futbollistë, duke qenë në vend të 9-të në botë. Si total, 5 ligat kryesore (Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë) kanë më shumë se gjysmën e lojtarëve në Kupën e Botës, plot 51.5 për qind.
Sfidanti.al