Toti dhe Rasëll Kroui, kur gladiatori takon gladiatorin

Në anglisht shkruhet “the gladiator”, në italisht bën “il gladiatore”, dhe flitet për luftëtarët e famshëm dhe fatkeqë të Romës së Lashtë, të cilët në kohët moderne janë personifikuar më së shumti nga dy njerëz, Rasëll Kroui dhe Françesko Toti. i pari, aktori australian (lindur në Zelandën e Re) luajti rolin e madh të Masimo X Meridios në filmin e famshëm të Hollivudit, “Gladiatori”, ndërsa Toti ishte “gladiatori” për tifozët e Romës, pasi u bë legjendë me 25 vite karrierë në “Qytetin e Përjetshëm”.

Kroui dhe Toti u takuan mes tyre pikërisht në Koloseun e Romës, atje ku në lashtësi zhvilloheshin ndeshjet e gladiatorëve. Italiani i dhuroi njeriut nga Hemisfera e Jugut një fanelë të Romës me numrin 10, por ku nuk ishte shkruar as “Toti” dhe as “Kroui”, por Maksimus (Maximus).

Sfidanti.al