Manjini dhe dopingu; kerkese shokuese per te, 8 vjet skualifikim

Filipo Manjini perfshihet ne vorbullen e nje skandali te dopingut. Prokuroria kombetare antidoping ka kerkuar 8 vjet skualifikim per ish notarin italian i cili akuzohet per favorizim e konsumim te substancave te ndaluara ne çeshtjen Porçelini me kete te fundit qe ka qene dietologu dhe mentori i 2 here kampionit te botes ne garen e 100 m stil i lire.

Manjini ishte nen hetim nga antidopingu per thyerje te 2-fishte te rregullave te WADA-s: konsumin apo tentative konsumimi te substancave doping dhe favorizim te tyre. 7 muaj me vone me ardhjen e Prokurorit te ri, Pierfilipo Laviani dhe pas marrjes serish ne pyetje ne 11 prill, situata e 36 vjeçarit u rendua pasi dy thyerjeve te mesiperme te rregullave WADA iu shtua nje e trete; shperndarje ose tentative shperndarje te lendeve te ndaluara.

Duket se Prokuroria me provat e mbledhura arriti deri atu sa verifikoi situtaten per te pare nese kishte vend per te kerkuar skualifikim te perjetshem te Manjinit. Ne shtator do te nise edhe procesi qe mund te njollose pergjithmone imazhin e nje prej notareve me te mire ne historine e ketij sporti ne Itali.

Ne te njejten kohe, Prokuroria antidoping ka kerkuar skualifikim 4 vjeçar edhe per Mikele Santuçi, ish shok skuadre me Manjinin.

Sfidanti.al