Honda nuk vonoi shume dhe zyrtarizon skuadren e endrrave per Boterorin e MotoGP te 2019. Mark Markez do te kete shok skuadre Horhe Lorenzon qe zevendeson Dani Pedrosen. Skuderia japoneze zyrtarizoi marrjen e pilotit nga Majorka ceshtje qe u mbyll pikerisht ne Muxhelo ku Lorenzo shenoi fitoren e tij te pare me Dukatin ne kete sezon.
Lorenco, qe firmosi me Honden per 2 sezone, i befasoi te gjithe me kete levizje pasi per te mendohej kalimi te Jamaha me sponsorin e madh Petronas ne Marc VDS. Me pas u shfaq Honda me ambicien e saj per te formuar nje superskuader per te dominuar ende boterorin e MotoGP dhe Lorenzo nuk mund te linte t’i ikte nga duart nje mundesi e tille.
‘Honda eshte e lumtur te beje te ditur se ka nenshkruar me 3 here kampioninne Botes ne MotoGP, Horhe Lorenzo-theksohet ne komunikaten e Hondes-piloti spanjoll do jete pjese e Repsol Honda Racing per 2 sezonet e ardhshme. Qe nga 2019 ai do te jete shok skuadre me 4 here kampionin e botes Mark Markez. Jane 2 kampione shume te talentuar qe do te kontribuojne ne zhvillimin e HRC per te bere nje skuader akoma me te forte’.
Sfidanti.al