Mediumet portugezë shkruajnë se Zhorzh Mendesh, agjenti i Kristiano Ronaldos, ndodhet në Paris, ku po bisedon me kryesinë e klubit PSZH. Ronaldo, në fakt, mbas finales së Champions-it në Kiev, deklaroi se “ishte bukur të ishe pjesë e Realit të Madridit”, megjithëse, një ditë më vonë, ai e zbuti deklaratën e tij, duke thënë se ai ende nuk e ka marrë vendimin final.
Sidoqoftë, media portugeze vë në dukje se Mendeshi po përpiqet që ta nxisë Ronaldon që ai të bashkohet me PSZH-në që, ka kohë që e ka shprehur interesimin e vet për këtë futbollist portugez, kështu që nuk do të jetë ndonjë habi e madhe, nëse ai (Ronaldo) do të vendosë të ndërrojë mjedis.
Sfidanti.al