Maradona nuk beson Argjentinën, “pro”, Gjermanisë, Spanjës, Francës

Kur ai flet, është mirë që të dëgjohet. Diego Armando Maradona shpesh është si një orakull futbolli, ndonëse nuk “qullosi” gjë si trajner. Legjenda argjentinase nuk i jep shumë shanse kombëtares së vendit të tij në Botëror, pavarësisht nga prania e Mesit. “Nuk më ka pëlqyer mënyra sesi Sampaoli bëri përgatitjet, – nisi vërejtjet ai, – nuk isha dakord. Nuk e di nëse mund të arrijmë të fitojmë me këta lojtarë që kemi. Ne kemi Mesin, Agueron, Higuainin dhe Romeron në prapavijë. Botërorin mund ta fitojnë Gjermania, Spanja apo Franca. Brazili? Së pari duhet të rikuperojë Nejmarin, pastaj flasim”.

Sfidanti.al