Rusi-2018: Bukmejkërsat favorizojnë Brazilin, Argjentina e Mesit e …pesta!

Në prag të fillimit të Kupës së Botës Rusi-2018 (14 qershor – 15 korrik), qendrat më me influencë të basteve, tanimë, kanë filluar që të publikojnë kuotat për fitimin eventual të titullit të kampionit të botës të konkurrimit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Favorit nr.1 është Brazili dhe kuota e “kariokave” është llogaritur në 5, ndërsa, më pas, vijojnë Gjermania titullmbajtëse, Franca, Spanja…

Argjentina që udhëhiqet nga një prej lojtarëve më të mirë të botës, Lionel Mesi, është llogaritur si favoritja nr.5 për trofeun e kampionit të rruzullit tokësor.

Sfidanti.al