Reali i Madridit nuk ka më vend për trofetë, muzeu i tij duhet të zgjerohet!

Klubi i Realit të Madridit ka nevojë që ta zgjerojë muzeun e vet në stadiumin “Santiago Bernabe”, duke qenë se, tani për tani, ai nuk vend, ku të mund të vendosë kupën e titullit të vet rekord të 13-të të Champions-it që ai e fitoi, duke mundur 3-1 në finale në Kiev, më 26 maj, Liverpulin.

Gazeta spanjolle “Marka” shkruan se seksioni i muzeut të Realit të Madridit, ku vendosen kupat e fituara, është mbushur plot dhe nuk ka më vend për asnjë kupë tjetër, prandej, ai duhet të zgjerohet urgjentisht! Sipas gazetës, klubi ka filluar që të marrë masa dhe të krijojë një vitrinë më të madhe në muze që të mund t’i vendosë bashkë të gjitha të 13-të kupat e fituara të Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al