Portieri i Milanit, Xhanluixhi Doaruma (19 vjeç), me të vërtetë, e ka zemëruar agjentin e vet, Mino Raiola, pasi ai refuzoi një ofertë mjaft të mirë nga Livepuli. Gazeta “Corriere dello sport” shkruan se Donaruma kishte para vetes një ofertë të majme, të dërguar nga Liverpuli që e konsideron këtë portier të ri të talentuar italian si një zgjidhje afatgjate, por ky i fundit e refuzoi atë, duke e zemëruar shumë agjentin e tij mjaft të njohur, Mino Raiola, që u ndje mjaft i zhgënjyer nga vendimi i “klientit” të tij, pasi mbeti pa një shumë të madhe që do të shkonte në xhepin e tij!
Në fakt, është pothujase e sigurt se, gjatë kësaj vere, Donaruma do të largohet klubi “kuqezi”, por nuk dihet ende se ku do ta vazhdojë ai karrierën e vet. Kryesia e Milanit do që të mbajë atë, por atë nuk e duan tifozët.
Donaruma është vendosur në portën e Milanit, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe, deri tani, ka luajtur me klubin gjigant të “San Siros” në 125 ndeshje.
Sfidanti.al