Tani s’është më përrallë: Juventusi do ta shesë Higuainin..

Media italiane shkruan se tani është pothuajse e sigurt se Juventusi e ka përfshirë Gonzalo Higuainin në listën e transferimeve. Ka disa ditë, që në Apenine po qarkullojnë lajme për transferimin eventual të këtij futbollisti argjentinas, ndërkohë që dje këtë lajm nuk e përgënjeshtroi as nënpresidenti i Juves, Pavel Nedved. “Tutosporti” që është i afërt me Juventusin, në titullin e një shkrimi, të publikuar në faqe të parë, konfirmoi se Iguaini do të shitet, madje, duke bërë të ditur edhe çmimin e tij të shitjes.

Kështu, “Zonja e vjetër” është gati që të ndahet nga ky sulmues me përvojë, nëse asaj do t’i japin për të 55-60 milionë euro. Synimi i ekipit kampion të Italisë është freskimi ose rinimi i sulmit, duke pasur parasysh se Higuani, tanimë, i ka mbushur të 30-tat, ndërkohë që si objektivë, tani, janë Morata ose Marsiali. Interesimin më të madh për Higuainin, deri tani, e ka treguar Çelsi, por nuk qëndron mbrapa as PSZH-ja.

Sfidanti.al