PSZH ka kohë që troket në derën e Realit, por Ronaldo qenka alibia!

Transferimi eventual i Kristiano Ronaldos në “Parkun e Princave” është aktualizuar përsëri gjatë kohëve të fundit, por, sipas medias braziliane, PSZH-ja ka muaj që po përpiqet që të angazhojë një futbollist tjetër të Realit, konkretisht, Kasemiron. Mbas deklaratës së CR-7-tës mbas finales së Champions-it në Kiev, duke paralajmëruar largimin e tij eventual nga Reali, u aktualizua, edhe një herë tjetër, shpëngulja e tij për në Paris.

Por, “Globoesporte” shkruante dje se PSZH-ja ka muaj që po troket në portën e Realit, duke bërë disa oferta, por jo për shërbimet e Ronaldos. Sipas gazetës së lartpërmendur të njohur braziliane, objektivi kryesor i “të shenjtëve” është “motori” mesfushor i Realit, Kasemiro. Kjo gazetë shkruan se klubi francez i ka dërguar disa herë oferta Realit, por ka marrë nga klubi “mbretëror” të njëjtën përgjigje: “Kasemiro nuk shitet”! Reali i Madridit, sikurse thuhet, ka në plan që ta shpërblejë këtë futbollist brazilian me një kotratë të re me të pasur.

Sfidanti.al