Futbolli i dënimeve dhe i sharrjeve  me ..”prostituta”

FSHF ka dënuar Flamurtarin edhe për inat të njeriu që i  vuri publikisht nofkën “prostituta”. Nuk është ekipi i parë, as i fundit që ka probleme financiare, madje futbolli ynë mund të krenohet për lulëzimin e varfërisë ekonomike,por e kanë pësuar vetëm ata. Nuk ndalet administratori Sinani, duke kapërcyer orbitën e lejuar të komunikimit. “ E fituan prostitutat raudin e parë, por më pas do të fitojë morali”- reagon ai, pas heqjes së 6 pikeve. Duket se do ta humbasë edhe ndeshjen e dytë kur shpreson tek morali, një cilësi e vdekur prej kohësh me meritën e atyre që drejtojnë.

Një gjë është e qartë: Flamurtari nuk është Sinani! Sa më shumë fyen ai dhe baltos Federatën, aq më shumë zhytet thika në klubin e lavdisë së dikurshme. Thonë se po bëhen gati ta dërgojnë edhe në “funeralin” e një kategorie më poshte, dhe kjo do të jetë një lojë me dy presa.  Të gjithë e dimë se topi në fushë, në momente të caktuara, goditet nga lojtarë të tjerë, larg lojës me 11 vetë,  shumë afër atyre që e nxisin çorbën..politikës.

Sfidanti.al