Për një natë, Mesi fantazëm, ndërsa Nejmar ishte ..mbreti!

“Seleçao” fitoi 3-0 ndaj Argjentinës, e cila bëri një paraqitje shumë të dobët, duke iu dorëzuar pa kushte rivalit më të madh të saj. Lionel Messi u rikthye të luajë me kombëtaren, por ylli i Barçës ishte inekzistent në fushë, ashtu sikurse edhe disa prej shokëve të skuadrës. Lajmi i mirë për argjentinasit ishte humbja e befasishme e Paraguajit, rezultat ky i që lejon akoma të shpresojnë për kualifikim në Botërorin e Rusisë.
Në anën tjetër, trajneri Tite arrin fitoren e 5 në 5 ndeshje në krye të skuadrës braziliane. “Seleçaos” dominuan ndeshjen, madje edhe dhuruan spektakël de kryesojnë grupin e Amerikës Latine me 24 pikë.

Brazili kaloi në epërsi që në minutën e 24 me një perlë të Coutinhos, ndërsa Neymar dyfishoi në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve. Goli i tretë erdhi në të 59-n me Paulinhon, por brazilianët mund të kishin shënuar edhe më shumë në rast se do të tregoheshin më të vëmendshëm.