Shkoi më keq sesa ishte menduar dëmtimi i futbollistit kroat të Juventusit, Marko Pjaca. Dhe një rast i tillë provokon polemikë në kurriz të stafit mjekësor. Dëgjoni fjalët e mjekut të nacionales së Kroacisë, Igor Boriç, për kolegët e tij të Juventusit: “ Kur e vizituam futbollistin kuptuam shpejt se si ishte puna me këtë frakturën në peron. Pastaj, e dini se çfarë na thanë mjekët e Juventusit? Mos hajdeni në Torino, për të na mësuar zanatin!”
Që edhe Juventusi ka nevojë të mësojë, këtë e tregoi fakti se Pjaca, kur u kthye në Torino, të gjithë e panë se ishte shumë më ndryshe. Igor Boriç, ka disa fjalë që bëjnë përshtypje: “ Nuk themi një herezi, ndërsa konfrimojmë se profesionistët tanë në mjekësi janë më të zot se tek Barcelona, Reali apo tek Juvenutsi”.