Një trajner, në një nga ligat e ulta të Anglisë, u dënua që të mos t’u arfrohet, tre vite, fushave të futbollit, pasi u provua se ai, gjatë afro dy viteve, vinte baste kundër ekipeve që ai drejtonte. Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) provoi se Nik Baniardi, që nga shtatori 2014 deri në prill 2016, kishte vënë baste 45 herë kundër Froum Taunit dhe Polton Roversit, dy ekipe që ai ka drejtuar në atë periudhë.
Në Angli, në fakt, futbollistëve dhe trajnerëve u ndalohet, në mënyrë kategorike, që të vënë baste për çdo lloj ndeshjeje dhe jo më të vënë baste për ekipet, ku bëjnë pjesë. Kështu që Baniardi u dënua me tre vite pezullimi dhe një gjobë prej 3000 sterlinash.
Në një bisedë më median lokale, Baniardi tha se ai, asnjëherë, nuk ka dashur që ekipi i tij të humbiste me paramendim, por se ai, thjesht, ishte përpjekur që të fitonte ca para, “mënjanë”. “Asnjeherë, nuk kam dashur që ekipi im të humbiste me paramendim. Unë kam bashkëpunuar plotësisht me FA-në, së cilës i bëra të ditur se 99 për qind e futbollistëvë vënë baste, madje edhe shuma të mëdha. Edhe mund të gënjëja, por unë thashë të vërtetën”, thotë Baniardi