As Arsenal e as Çelsi; Ja përse londinezët nuk firmosën me Luis Enriken

Arsenali dhe Çelsi ishin skuadrat në pole position për të marrë trajnerin Luis Enrike në vend të Arsen Venger apo Antonio Kontes, por në fund vendosën të mos i mbyllin tratativat me të. Arsyeja? Personaliteti dhe arroganca e e teknikut asturian. Të paktën kjo është ajo që shpjegon e përditshmja spanjolle Marca e cila citon burime pranë Arsenalit e Çelsit

‘Bisedimet mes Çelsit dhe  Luis Enrikes nuk patën një fund të lumtur-shpjegon Marca-Marina Granoskaia është presoni i besuar i Abramoviç dhe ka detyrën që të administrojë të gjitha aspektet e klubit londinez, sidomos atë sportiv. Në fillim u duk se do të kishte një akord mes trajnerit e Bluve, por personaliteti i Luis Enrikes frenoi gjithcka’.

Edhe në rastin e Arsenalin ishte pak a shumë e njëjta histori, madje te Topçinjtë  u shtuan edhe pretendimet financiare shumë të larta të Luis Enrikes.

sfidanti.al