A po vjen Gjokoviçi i vërtetë? Një “ilaç” japonez për ringjalljen…

Novak Gjokoviçi nuk pati fat në shortin e turneut të mjeshtrave të Madridit, por, megjithatë, ky tenist serb zhvilloi, dje, një lojë fantastike në ndeshjen kundër japonezit Kei Nishikori, duke e mundur edhe një herë tjetër “pacientin” e tij të radhës. Por, megjithëse, ai ishte ende larg formës së tij më të mirë, në disa momente të ndeshjes, Gjokoviçi prezantoi pjesë të tenisit që dikur e bënin atë më të mirin në botë, sidomos, në disa momente vendimtarë në setët e parë e të dytë.

Në fakt, seti i parë u vendos në gejmin e 12-të që i takoi Novakut 7-5. Setin e dytë tenisti serb e fitoi 6-4, duke u kualifikuar për në raundin e tretë, ku ai do të matë forcat me atë që do të fitojë në duelin Medvedev-Edmund.

Sfidanti.al