Mark Uiliams që u bë për herë të tretë kampion i botës në snuker (bilardo), e mbajti fjalën dhe u paraqit krejtësisht lakuriq në konferencën e shtypit. Mbas një beteje fantastike me Xhin Higinsin, Uiliamsi fitoi 18-16, duke u bërë kështu edhe një herë tjetër kampion bote.
Vitin e kaluar, Uiliamsi shënoi rezultate të dobta, duke mos u kualifikuar, madje, për në turneun final të kampionatit botëror, kështu që ai u bë gati që t’i jepte fund karrierës së tij 25-vjeçare. Por, sidoqoftë, ai vendosi që ta vazhdojë karrierën e tij edhe këtë sezon, gjatë të cilit ai shkëlqeu përsëri, ndërkohë që, dje, ai fitoi titullin e kampionit të botës, duke u bërë edhe snukeristi i dytë me moshën më të madhe (43 vjeç) që e fiton këtë konkurrim në rang botëror. Para fillimit të kampionatit botër, skocezi Uiliams tha se ai do të dilte krejtësisht lakuriq, nëse do të fitonte titullin e kampionit të botës dhe kështu ai e mbajti fjalën.
Sfidanti.al