Spektakli Ibrahimoviç s’mbaron kurrë: 100 milionë janë pak për mua!

Yllit suedez të futbollit, Zllatan Ibrahimoviç, gjatë një interviste në një televizion lokal në LA (Los Anxhelos), iu bë një pyetje lidhur me një ofertë të majme që atij i ka ardhur që të luajë në Kinë. Thuhet se një klub kinez ka ofruar për të 100 milionë dollarë.

“Paratë, në përgjithësi, nuk kanë rëndësi, por shumë para kanë rëndësi. Sidoqoftë, 100 milionë nuk janë të mjaftueshme për mua”, tha Ibra në stilin e tij tipik.

Deri në marsin e kaluar, Ibrahimoviçi luante me Mançester Junajtidin, por ai dhe klubi ranë dakord bashkërisht për ta ndërprerë bashkëpunimin dhe, tani, ai luan në kampionatin amerikan me ekipin LA Galaksi, me të cilin ai ka shënuar tre gola në pesë ndeshje.

Sfidanti.al