Gjysmëfinalet, Liverpuli i ka urryer, por ka fituar thuajse gjithnjë

Nuk besohet të ketë ekip më të suksesshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (dikur Kupa e Kampionëve) sesa Liverpuli. Anglezët janë kualifikuar thuajse gjithnjë për në finale, ndërsa kanë mbërritur aty, por sërish brez pas brezi kanë qenë të tmerruar kur kanë qenë ndër katër më të mirët.

“Ka qenë raundi që na ka tmerruar më shumë nga të gjithë, – shprehet Roi Evansi, pjesëtar i stafit teknik liverpulas për 20 vjet, derisa u bë trajner, – kujtoj se Mark Lorensoni më mirë donte të eleminohej në turin e parë, sepse nuk do të kishte pasur emocione, pra nuk do të kishte pasur dëshpërim kaq të madh”.

Një ish-lojtar tjetër i viteve 70-të e 80-të, Xhimi Kejs, shprehet se “ne përdornim një nofkë për ata që eleminoheshin në gjysmëfinale, i quanim “thuajse njerëz”. “Në atë kohë, “thuajse njerëz” ishte shprehja për Ipsuiçin”, – sqaron Kejsi.

Gjithsesi, Liverpuli ka qenë fatlum dhe i zoti në gjysmëfinale. Që nga viti 1965 e deri më sot, skuadra e kuqe është eleminuar vetëm një herë në katërshe, nga Çelsi në 2008, ndërsa ka fituar 5 Champions.

Rezultatet në gjysmëfinale të Championsit

1965: eleminim me Interin (3-4)

1977: kualifikim me Zyrihun (6-1)

1978: kualifikim me Borusia M. (4-2)

1981: kualifikim Bajern (1-1)

1984: kualifikim Steaua (3-1)

1985: kualifikim Panathinaikos (5-0)

2005: kualifikim Çelsi (1-0)

2007: kualifikim Çelsi (1-1)

2008: eleminim Çelsi (3-4)

Sfidanti.al