Arsen Venger thyen heshtjen dhe flet per largimin e tij nga Arsenali ne fund te sezonit. Dhe kete e beri ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes me Atletiko Madrid ne gjysmefinale te Europa League.
‘Momenti i largimit tim nga Arsenali nuk u vendos nga une-tha Venger-nuk e di nese ekziston lamtumira perfekte. Ajo qe dua eshte te bej sa me mire te jete e mundur. Keta futbolliste meritojne diçka speciale dhe une dua ta bej kete per ta ne menyre qe te fitojne diçka. Kenaqesia me e madhe imja do te jete nese fitoj me kete grup qe kam’.
Ende nuk dihet emri i pasuesit te Venger, por francezi duket se e ka nje te preferuar; Luis Enrike. ‘Nuk dua te ndikoj tek asnje, por kam nje opinion shume te mire per Luis Enriken-tha Venger.
Sfidanti.al