Hajnkes dhe Zidan, gjithnjë trajnerët e shohin ndeshen ndryshe

“Në sfida të tilla duhet të vuash dhe ne ditëm që të vuanim”. Këto ishin fjalët e Zinedin Zidanit pas ndeshjes së Mynihut në Champions. “I dhuruam dy gola Realit me gabime të qarta, dhe nuk shfrytëzuam rastet që patëm”, ishte deklarata e Jup Hajnkesit. Dy trajnerë dhe njerëz tepër objektivë, kur vjen puna për të analizuar ndeshjet e ekipeve të tyre, shohin në drejtime të ndryshme.

Zidan pranon epërsinë e Bajernit, por jo që ekipi i tij pati fat apo që golat iu dhuruan. “E dinim se do të ishte e vështirë, por ia dolëm, – vazhdoi Zidan, – do të ishte problem loja pa top, vlerësoj Lukasin dhe Asension, por edhe të tjerët”.

“Nuk habitem që humbëm, – vazhdoi Hajnkesi, – e patëm vetë fajin. Megjithatë, nuk mund ta quajmë veten të eleminuar pasi kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe ne nuk kemi asgjë për të humbur”. Të ndryshme, opinionet edhe të mediave. Ato madrilene vlerësuan Realin, ndërsa ato gjermane dhe europiane theksuan se ishte Bajerni që e pati fajin, ndërsa Madridi nuk ishte në nivelin e duhur.

Sfidanti.al