Egjiptiani Mohamed Salah e shpartalloi ish-ekipin e vet të Romës me dy gola dhe dy pasime golash në fitoren 5-2 të Liverpulit në stadiumin e vet, “Enfild”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it. Por, sidoqoftë, kjo ndeshje veç asaj që solli gola me bollëk, pati edhe një moment tjetër interesant që, në fakt, shkaktoi të qeshura të mëdha në “Anfild Roud”.
Në një moment, gjyqtari anësor, Feliks Brih, u ndodh në një pozitë mjaft të vështirë, sepse mbeti pa flamur, të cilin ai duhej ta tundte, kur do të duhej, gjatë vijës anësore. Që situata të bëhej edhe më qesharake, në një moment, ai duhej që ta ngrinte dhe ta tunde flamurin që të jepte ofsajd, por në dorë atij i kishte mbetur vetëm shkopi, të cilin ai edhe e tundi, sepse flamuri kishte rrëshqitur dhe kishte në rënë në tokë!
Sidoqoftë, organizatorët u treguan, pak a shumë, të shpejtë, dhe ia zëvendësuan anësorit flamurin, që ndeshja të vazhdonte normalisht.
Sfidanti.al