Pozicioni i tij është sulmues në të djathtë, specialiteti i tij janë golat, ndërsa veprat e tij këtë sezon janë rekordet. Mohamed Salah shpreson që ky vit i mrekullueshëm, ky “annus mirabilis” të sjellë si dhurata për të, dhe pikërisht trofeun e Ligës së Kampionëve.
Me dygolëshin e shënuar ndaj Romës, arriti në 10 realizime në Chamopions këtë edicion, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë një lojtar i Liverpulit, apo një futbollist nga Afrika. Stiven Xherrard shënoi 8 në 2010-2011, ndërsa Samuel Eto arriti në 9 me Interin, po në 2010-2011.
Me 43 rrjeta në 47 ndeshje, ka një mesatare të denjë për të konkurruar Ronaldon e Mesin, ndërsa i mbetet të thyejë rekordin sezonal të Liverpulit, mbajtur nga legjenda uellsiane, Ian Rash, me 47 në 1983-1984, sezon kur liverpulasit fituan të tre trofetë e mëdhenj (Kupën e Kampionëve, titullin, Kupën e Anglisë).
Tifozët e Liverpulit e adhurojnë pa masë yllin e tyre, dhe i këndojnë me dashuri në çdo ndeshje, “Mo Salah, Mo Salah fluturon në krah”.
Sfidanti.al