Ylli i Golden Stejt Uorriors, Stiven Kerri hyn ne Hollywood nga porta e madhe. Basketbollisti ka nenshkruar me kompanine ‘Sony Pictures Entertainment’, nje kontrate milionere per nje produksion televiziv, film ose projekte per videolojera ne te ardhmen.
Ne nje komunikate te vete kompanise kinematografike, theksohet se Kerri do te jete i perfshire ne nje shoqeri te re, ‘Unanimous Media’ qe do te kete seline e saj ne Culver City te Kalifornise.
Projektet e kompanise se Kerrit do te jene te perqendruar ne programet sportive ose te atyre per nje publik familjar. Per momentin nuk behen te ditur projektet konkrete por sipas Kerrit ato do te sherbejne per te pasur nje ndikim pozitiv te njerezit.
Vlen te theksohet se Stiven Kerri ne kete moment eshte duke u riaftesuar nga nje demtim ne kavilje qe e ka lene ate jashte skuadre per ndeshjen e raundit te pare te Playofit qe Golden Stejt po zhvillon ndaj San Antonios ne serine e sfidave me te cilin kryeson me rezultatin 3-1.
Sfidanti.al