Kush është “magjistari” zyrtar më i paguar në Premier Ligë ?

Totenhemi i Premier Ligës angleze është klubi me fitimet vjetore më të mëdha rekord prej 306 milionë sterlinash dhe arsyeja është e thjeshtë. Ai ka organizatorin më të mirë të kësaj “historie” dhe emri i tij është Daniel Levi, presidenti i këtij klubi dhe një mjeshtër i vërtetë që i ka siguruar atij fitime rekord.

Paga e tij është gjashtë milionë sterlina që do të thotë përafërsisht 115 000 sterlina na javë që do të thotë, nga ana tjetër, se ai fiton 5000 sterlina më shumë sesa sulmuesi më i efektshëm, Hari Kein. Ashtu si i organizon punët Levi, ka shumë mundësi që fitimet e Totenhemit të rriten edhe më shumë në të ardhmen.

Është parashikuar që në stadiumin “Uajt Hart Lejn” që ka një kapacitet prej 62 000 vendesh, bileta më i lirë sezonale (pra, për të gjitha ndeshjet e  sezonit) për një shikues të rritur të jetë 795 sterlina, ndërsa më e shtrenjta – 1995 sterlina. Me një çmim të tillë, Totenhemi do të ketë biletën sezonale më të shtrenjtë në konkurrimet e Premier Ligës, pa pëmendur biletën e “luksit” prej 2200 sterlinash që përfshin ngrënie ushqimesh, pije dhe akses të kafe-baret.

Sfidanti.al