Legjenda “ e harruar”, Iker Kasijas, luan ndeshjen e artë..plot 1000!

725 ndeshje me Realin e Madridit, 108 – me Porton dhe 167 me Spanjën bëjnë tamam 1000. Pikërisht, deri te kjo shifër arriti një nga portierët më të mirë të botës, Iker Kasijas, që është, me të vërtetë, një legjendë e vërtetë e futbollit botëror. Ajo që është më e rëndësishme, Kasijasi mund të mburret se nuk ka pësuar gol në 385 ndeshje dhe se ka fituar 21 torfe, 18 me Realin e Madridit dhe tre me përfaqësuesen e Spanjës.

Janë pak lojtarë që mund të lavdërohen se e kanë arritur këtë shifër jubilare në karrierën e tyre, ndërkohë që statistikat thonë se, në fakt, janë 22 lojtarë, përfshi Kasijasin, që e kanë arritur ose e kanë kaluar shifrën 1000 të ndeshjeve të zhvilluara.

Sfidanti.al