S’ka shans që unë të ndjek shembujt e Fergusonit dhe të Vengerit

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se ai nuk ka ndërmend që të rrijë gjatë në një klub, sikurse kanë vepruar Aleks Fergusoni te Mançester Junajtidi dhe Arsen Vengeri tek Arsenali. Klopi ka ardhur në “Enfild”, më 2015, dhe kontrata e tij ka një kohëzgjatje deri më 2022. Ai thotë se futbolli ka ndryshuar shumë dhe se nuk është realiste që ai të rrijë gjatë te Liverpuli.

“Nuk ka shans. Unë i respektoj Arsenin dhe ser Aleksin për atë që ata kanë bërë për futbollin, por sporti ka ndryshuar shumë. Kam mendimin se 15 vitet e para për ata të dy kanë qenë si pushim në krahasim me 15 vitet e fundit të punës së tyre. Rrjetet sociale kanë një ndikim të madh, megjithëse, unë, në fakt, nuk i lexoj ato. Jam 50 vjeç, pak a shumë, i ri për shumë punë në jetë. Mbas 20 vitesh, unë do të jem 70 vjeç dhe ju garantoj se nuk do të më gjeni këtu, ku ndodhem tani”, i vuri në dukje Klopi Bi-Bi-Si-së.

Sfidanti.al