Heroi që paralizoi  “Old Traffordin”,  do të debutojë me Francën

Trajneri i përfaqësueses franceze, Didie Deshamp, publikoi listën e futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet miqësore të ardhshme të ekipit të tij dhe midis tyre është edhe një befasi e këndshme, sulmuesi i Sevijljes, Visar Ben Jeder, që me dy golat e tij që shënoi në “Old Trafford”, eliminoi Mançester Junajtidin nga Champions-i.

Ky golashënues i Seviljes ndodhet, me plot meritë, në listën e 25 lojtarëve që Deshampi ka thirrur për ndeshjet miqësore të ekipi francez do të zhvillojë me përfaqësueset e Kolumbisë dhe të Rusisë.

Krahas tij, shansi që të luajë me kombëtarën fracnez iu dha edhe mbrotjësit të ri të Atletikos së Madridit, Lukas Ernandez, për të cilin po “zihen” Spanja dhe Franca, duke qenë se ai ka shtetësi të dyfishtë, kështu që, kur ai të vendosë që të veshë bluzën e njërit prej këtyre dy vendeve, atëherë, do të merret vesh se me cilin ekip përfaqësues ai do të luajë. Ndeshjet e lartpërmendura të Francës do të zhvillohen me Kolumbinë, më 23 mars, në “Stad de Frans”, dhe, më 27 mars, në stadiumin “Krestovski”, në Shën Peterburg, kundër ekipit vendas të Rusisë.

Sfidanti.al