Atletiko e Madridit kaloi me një furi të madhe në çerekfinale të Ligës së Evropës, duke arritur një fitore të thellë 1-5 në Moskë kundër Lokomotivës vendase (gjithsej 8-1), por, megjithatë, triumfi i miqve nga Madridi mbeti në hije, për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi mbrojtësi i tyre i majtë.
Filipe Luis e pagoi përkushtimin e vet të madh në këtë ndeshje me një dëmtim të rëndë, duke qenë se sulmuesi i ekipit moskovit, Eder, në vend që të godiste topin, goditi me forcë këmbën e mbrotësit brazilian që, midis dhimbjeve të mëdha, u nxor me barelë nga fushë dhe, tani, do të jenë mjekët që do të përcaktojnë sesa i rëndë është dëmtimi dhe se kur do të dalë përsëri në fushë ky futbollist luftëtar i Çolo Simeones dhe i ekipit përfaqësues të Brazilit.
Sfidanti.al