Vjen oferta për “Mesin e portierëve”,  Roma kundërshton me shpirt

Bashkëlojtarët e Alisonit e quajnë atë “Mesi i portierëve” dhe gardiani i portës së Romës është portieri nr.1 i Brazilit, duke qenë se trajneri Tita preferon atë para Edersonit të Sitit. Ndërkohë, shumëkush konsideron se Roma do ta ketë të vështirë që të thotë jo, duke pasur parasysh se ofertat po ndjekin njera-tjetrën. Alisoni është ndër portierët më të kërkuar në Itali, ndërkohë që shumë klube e konsiderojnë atë si një zgjidhje më të mirë se Donaruma.

Për të, ka treguar interës Livepuli që është gati të bëjë një ofertë të majme, ndërkohë që në “tender” është përfshirë edhe Napoli që dërgoi një ofertë prej 40 milionë eurosh që u hodh poshtë, menjëherë, nga Roma që, tani për tani, nuk ka ndërmend që ta shesë këtë portier të shkëlqyer. Por, nëse ndonjë klub paguan më shumë se 65-70 milionë euro, vështirë se Roma  do t’i mbetet besnik dashurisë…

Sfidanti.al