Luajti 37 minuta, shënoi 37 pikë, kapi 13 topa në tabela dhe shërbeu 14 asiste, pra realizoi një tripëll dabëll vërtet të shkëlqyer, të cilit i shtoi edhe dy vjedhje topi. i tillë ishte Rasëll Uestbruk në një nga versionet më të mirë të sezonit, duke udhëhequr Oklahomën në suksesin 132-125 në fushën e Torontos. Ky ishte “tripëll dabëlli” i 5-të radhazi për të, dhe humbja e parë e Torontos pas 11 fitoreve radhazi.
Ishte një ndeshje e madhe, në fushën e kryesueses së Konferencës Lindore, dhe tregoi se Oklahoma mund të quhet “e kolauduar” dhe pretendente për finalet e mëdha. Në krah të Uestbrukut ishin Pol Xhorxh (22 pikë), Stiven Adams (25 pikë, 8 topa në tabela), e Karmelo Entoni (15 pikë).
Uestbruk ka tani 102 tripëll dabëlla në karrierë, vetëm 5 më pak se Xhejzën Kidi, numri 3 i të gjitha kohëve. Rasëlli ishte tepër i saktë në gjuajtje, duke realizuar një tripikësh në një tentativë, dhe 15 kosha dypikësh nga 22 gjuajtje. Oklahoma, ndërkaq, ndodhet në vendin e 4-ët në Perëndim dhe ku i dihet, mund të arrijë deri në vendin e tretë që e mban Portlendi. Bilanci është 43 fitore e 29 humbje, pak më i mirë se i Klivlendit të Lebron Xhejmsit.
Sfidanti.al