Kukësi mund Vllazninë, por gjyqtari bëhet sërish palë!

Kukësi mundi Vllazninë në ndeshjen e javës së 26-të të Superligës, duke forcuar pozitat në vendin e dytë dhe duke e rrezikuar shumë skuadrën shkodrane që lufton për të mos rënë nga kategoria. Përballja në stadiumin “Zeqir Ymeri” përfundoi 2-0, me gola të shënuar nga Shameti dhe Musolli, secili në çdo pjesë loje.

Ndeshja, sidoqoftë, pati polemika të forta me shkodranët që protestuan për gjykimin e arbitrit Hamiti. Vllaznia pretendoi për një penallti dhe akuzoi se kartoni ndaj sulmuesit Sukaj ishte I padrejtë. Po ashtu, skuadra mike u ankua se ndaj saj u dhanë 7 kartonë të verdhë.

Me këtë humbje, Vllaznia mbeti në kuotën e 27 pikëve, vetëm një pikë më shumë sesa Teuta e vendit të parafundit, vend që të zbret në Kategorinë e Parë. Kukësi, ndërkaq, u shkëput I vetëm në vendin e dytë, duke pasur 45 pikë, ndaj 42 të Laçit.

Sfidanti.al