Vendim historik i FIFA-s: VAR-i do të përdoret në Botëror

Krerët e federatës botërore të futbollit (FIFA) konfirmuan se sistemi VAR (Video Asistenti i Gjyqtarit) do të përdoret në kampionatin botëror që do të zhvillohet sivjet në Rusi. Ky sistem është i destinuar që t’i ndihmojë gjyqtarët që ata të zgjidhin situatat e diskutueshme dhe të marrin vendime të drejta.

“Ne duhet të ecim me hapin e kohës. Ne duam që të gjithë gjyqtarëve t’u garantojmë një instrument që t’ua lehtësojë atyre punën dhe që, me ndihmën e tij, ata të marrin vendime të drejta. Nuk duhet të lejohet që shikuesit në ekranet e TV-së ta shohin, nëse gjyqtari ka gabuar ose jo, kurse ai (gjyqtari) vetë nuk e di, nëse vendimi i tij ka qenë ose jo i drejtë. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që ta përdorim sistemin VAR në Kupën e Botës së Rusisë. Ky është një vendim historik”, vuri në dukje presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.                                                                                     VAR-i është një sistem që, këtë sezon, po përdoret në numrin më të madh të ligave më të forta evropiane, si në Gjermani, Itali dhe Kupat e Anglisë. VAR-i nisi të përdorej, për herë të parë, më 2016, gjatë Kupës së Konfederatave.

Sfidanti.al