Nuk është ende numri 1, por edhe të jesh i treti në këtë renditje, është diçka e madhe. Rasëll Uestbruk e tregoi veten si një nga specialistët më të mirë në historinë e NBA-së për “tripëll dabëlla”, duke realizuar një tjetër e duke u barazuar me Xhejzën Kidin, në vendin e tretë për të gjitha
Uestbruk pa “frena”, “tripëll dabëlli” i 102-të në karrierë!
Luajti 37 minuta, shënoi 37 pikë, kapi 13 topa në tabela dhe shërbeu 14 asiste, pra realizoi një tripëll dabëll vërtet të shkëlqyer, të cilit i shtoi edhe dy vjedhje topi. i tillë ishte Rasëll Uestbruk në një nga versionet më të mirë të sezonit, duke udhëhequr Oklahomën në suksesin 132-125 në fushën e Torontos.